Maxi ofertë e Milanit për Ibrahimovic

27/05/2010 14:45

Milani ka bërë një ofertë prej 35 milionë eurosh plus dhënien e Huntelaar ose Borriello për të bindur Barcellona të japë Ibrahimovic.

Lajmin e ka bërë të ditur shtypi spanjoll. “El Mundo Deportivo” ka publikuar një artikull me titullin “Maxi-ofertë e Milanit për Ibra!”.

Në brendësi shkruhej se suedezi, pas një sezoni me drita dhe hije në Barca, ka vendosur tani të lërë skuadrën.

Ardhja e David Villa-s e ngushton edhe më shumë hapësirën e Ibra-s në klubin e Guardiolas, që nuk përjashton një kthim në Itali.

Top Channel