Kastrioti siguron Superligën

27/05/2010 23:40

Pas Skënderbeut edhe Kastrioti ka siguruar qëndrimin në Superligë, kjo falë fitores 1-0 me skuadrën e Lushnjës e cila do të vazhdojë të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonin e ardhshëm.

Protagonisti i fitores për krutanët ishte Abazaj, sulmuesi që me golin e tij në minutën e 2 i dha mundësinë Kastriotit të jetë sërish mes 12 skuadrave më të mira të Shqipërisë.

Ka qenë e tensionuar ndeshja e luajtur në “Qemal Stafa”, aq sa në fundin e saj fusha e stadiumit kombëtar është kthyer në një arenë boksi, pas përleshjes mes lojtarëve lushnjarë dhe atyre krutanë.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Sezonin e ardhshëm, në Superligë do të jenë skuadra e Bylisit, Kampione e Kategorisë së Parë dhe Elbasanit i vendit të dytë, ndërkohë që Gramozi dhe Apolonia, dy vendet e fundit në Superligë sezonin e kaluar, kanë zbritur një kategori më poshtë

Top Channel