Inter, Benitez parakalon Capello-n e Hiddink

27/05/2010 15:20

Guus Hiddink, Fabio Capello dhe Rafa Benitez. Me shume mundesi, nje nga keta tre emra do ulet ne pankinen e Interit sezonin e ardhshem.

Edhe pse i fundit ne radhe, spanjolli Benitez eshte me i favorizuari per te marre drejtimin e Interit, pasi Capello ka nje kontrate qe e lidh edhe per 2 vjet me Federaten Angleze.

Nga ana tjeter, Guus Hiddink ka mbyllur para kohe kontraten me kombetaren e Turqise dhe ne Milano do te gjente nje mbeshtetes te tij, Wesley Sneijder. Por Rafa Benitez eshte ne fund te aventures me Liverpool pasi vete shoqeria gjendet ne udhekryq.

Edhe pse ai e humbi autobusin per ne Torino ku e kerkonte Juventusi, Benitez eshte shprehur i gatshem te marre drejtimin e Interit, duke i dhene avokatit te gjithe te drejtat per te hyre ne detajet e kontrates.

Top Channel