Ferrari, 800 gara ne F1 dhe historia vazhdon…

27/05/2010 19:50

Gara e Turqise kete fundjave ka nje domethenie shume te vecante per makinen Ferrari, e cila zbret ne pistat e Formula 1 per te 800-ten here.

Gjithcka nisi ne 21 maj te vitit 1950 dhe po vazhdon ende edhe sot e kesaj dite. “Te dashur miq, kete fundjave kemi nje pervjetor shume te rendesishem ne historine e Ferrarit. Asnje skuader nuk mund te krahasohet me nje tradite kaq te gjate dhe te pasur si e jona”, shkruan ne faqen zyrtare presidenti Luca di Montezemolo.

Ne fillim ai e ka nisur karrieren si drejtor sportiv (1973-1976), ndersa ne vitin 1991 u zgjodh president, duke e udhehequr kokekuqen ne 359 gara, 15 tituj per pilote, 16 per konstruktore, 211 fitore e 203 pole position. Me tej ai shton se te gjithe qe kane punuar per skuadren kane shkruar historine e Ferrarit.

“Per mua eshte nje krenari e madhe qe jam shef i nje kompanie si Ferrari dhe dua ta ndaj me ju gezimin per arritjen e ketij kufiri te jashtezakonshem. Eshte bukur te shikosh punen e madhe qe kemi bere, te vetedijshem qe jemi pjese e historise qe do vazhdoje edhe per shume kohe dhe nuk ka asnje te ngjashme”, shton Montezemolo. Gjate gares se Stambollit, ne kofanon e makinave te Massa-s dhe Alonsos, Ferrari do shfaqet me nje logo te vecante qe do t’u kujtoje te gjitheve se eshte ajo makina me e vjeter dhe me me shume tradita ne Formula 1.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA