Sneijder terhiqet: Sezonin e ardhshem tek Inter

26/05/2010 13:55

Qetesohet situata tek Interi pas deklarates se djeshme te Sneijder, i cili tha se nuk e dinte te ardhmen.

Kjo shkaktoi nje termet te fuqishem ne ambientin zikalter, por nje dite me vone holandezi ben nje hap pas, duke thene se do qendroje ne Milano per te mbrojtur titujt e fituar. “Qendroj ketu. Kam kaluar nje vit fantastik duke fituar tre trofe. Inter duhet t’i mbroje dhe do ta beje me mua”, shprehet fantazisti per televizionin holandez, Nos.

Ne fund te deklarates ai ka lene te hapur mundesine e largimit vetem pas nje viti. “Gjerat mund te ndryshojne pas 12 muajsh por sezonin e ardhshem do luaj tek Interi”, thote me siguri ai.

Top Channel