Renditja e FIFA-s, kuqezinjte nje shkalle me larte

26/05/2010 12:45

Kombetarja Shqiptare vazhdon te fitoje pozicione ne klasifikimin e pergjithshem te FIFA-s edhe pse kete here kuqezinjte jane ngjitur me vetem nje vend.

Institucioni me i larte i futbollit boteror, mesa duket nuk e ka marre parasysh fitoren ne miqesoren e djeshme kunder Malit te Zi. Skuadra e drejtuar nga Kuzhe tashme e shikon veten ne vendin e 79-te me 406 pike, aq sa nje muaj me pare, por fale humbjes se pozicioneve te kundershtareve, ka arritur te ngjitet me nje shkalle.

Kundershtaret e djeshem te Malit te Zi ndodhen ne vendin e 64-t, ndersa persa i perket skuadrave te grupit tone eleminator, pervec Luksenburgut, pas Shqipersise ndodhet edhe Bjellorusia qe renditet e 82-ta. Bosnja mban vendin e 52-te, ndersa Rumania renditet e 28-ta. Favoritja e grupit tone, Franca, ka fituar nje pozicion duke u ngjitur ne vendin e nente.

Persa i perket kreut, deri ne vendin e tete renditja eshte e pandryshuar dhe vijon si me poshte; Brazili, Spanja, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Argjentina dhe Anglia.

Top Channel