Botërori, Van Gaal pesimist për Gjermaninë
26/05/2010 16:00
“Nuk pres që futbollistët të kthehen nga botërori si fitues”. Kështu është shprehur për gazetën “Bild”, tekniku i Bajernit të Mynihut, zëvendës kampioni i Evropës, Louis Van Gaal që nuk shikon Gjermaninë si favorite për turneun e Afrikës së Jugut, por Spanjën e Brazilin.
Ai ka vlerësuar edhe Argjentinën, por ka kritikuar trajnerin e saj Maradona.
“Ndoshta është skuadra më e mirë, por besoj se është e rëndësishme të kesh një trajner të mirë për të fituar titullin botëror”, ka theksuar ai.
Top Channel