
Ne raportin vjetor para komisionit te ligjeve, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama e ka pare veten ne nje pozicion komod, e mbeshtetur politikisht ne punen e saj si nga mazhoranca edhe nga opozita.
Nje nga ceshtjet kryesore qe ajo vecoi si problematike ne punen e prokurorise nuk ishin nderhyrjet politike ne punen e organit te akuzes. Madje Rama nuk e permendi fare kete aspekt qe eshte pjese e cdo raporti nderkombetar, por vecoi si problematike masat e buta qe gjykata merr ne ceshtjet e korrupsionit, vecanerisht ne denimin e e ketij fenomeni brenda sistemit te drejtesise.
“Ne dy raste te ceshtjeve per te hetuar prokuroret, ne zbatim te urdhrit dhene nga Prokurorja e Pergjithshme, sepse i tille ishte definicioni i ligjit, ne kohen kur ndodhi ceshtja, eshte kerkuar te vendoset masa e sigurise e arrestit me burg per dy prokuroreve dhe kjo nuk eshte nje gje as e kendshme dhe as qe ndodh perdite. Dhe ne te dyja rastet, gjykatat shqiptare nuk na kane mbeshtetur, por kane dhene masa sigurimi me te buta. Dua t’u them se pozicionimi jone ne kete pjese eshte me zero tolerance”, theksoi shefja e organit te akuzes.
Pas pyetjeve te shumta qe zgjaten seancen degjimore rreth 3 ore, ajo qe beri habi ishte beteja mes demokrateve dhe socialisteve per te treguar ne nje rezolute se sa shume duhej theksuar mbeshtetja ndaj Prokurorise. Por, si gjithmone, nuk gjeten kompromis ne ceshtje procedurash. “Kerkuam qe te behej nje grup i perbashket pune. E hodhet poshte me vote dhe nuk keni pse te prisni ndonje lloj vote nga ana jone”, tha Pandeli Majko. Nga ana tjeter, Ilir Rusmali shtoi: “Dallimi jone nga ju eshte se per ne ligji eshte kornize nga e cila ne nuk dalim dot”.
Socialistet abstenuan ne votimin per rezoluten e demokrateve, duke premtuar se do te sjellin amendamente ne parlament. Nje nga fjalite qe ata nuk pranojne ne rezolute lidhet me inkurajimin e Prokurorise per denimin e personave qe nuk kane zbatuar Kodin Elektoral gjate zgjedhjeve. Kjo ishte nje nga pikat qe krijoi edhe debatin me te forte mes paleve.
Top Channel