Tashme eshte zyrtare. Trajneri portugez Hoze Murinjo, pasi i dhuroi skuadres se Interit 3 trofe brenda sezonit, nuk do te drejtoje me zikalterit per sezonin e ardhshem.
Largimi eshte konfirmuar edhe nga vete presidenti Kampioneve te Europes, Masimo Morati i cili e ka konsideruar raportin mes Interit dhe Murinjos si te mbyllur.
“Mendoj se do te largohet. Qendrimi i teknikut eshte qendrimi i nje personi i cili mendon te shkoje tek Reali i Madridit”, eshte shprehur Morati per gazetaret italiane pas darkes se gjate qe pati mbremjen e se martes me teknikun portugez.
Presidenti zikalet nuk ka preferuar te jape ndonje emer per pasardhesin e Murinjos, ai u mjaftua duke deklaruar se per momentin nuk ka asnje candidature pasardhese.
Top Channel