Nje grup shkencetaresh nga “Woods Hole Oceanographic Institution” ne Massachusetts i jane pergjigjur pyetjes se sa e madhe eshte shtresa oqeanike qe mbulon Token tone.
Sipas studimeve te kryera, ata kane dale ne perfundimin se planeti jone mban nje sasi uji ne oqeane qe llogaritet te jete 1.332 miliarde km/kub. Llogarite jane bere nga Matthew Charette i Departamentit te Marines Gjeokimike.
“Nese do te dish sasine e ujit ne Toke, kerko ne Google dhe do marresh 5 pergjigje te ndryshme”, shprehet shkencetari, sipas te cilit, te dhenat me te fundit i perkasin 30-40 viteve me pare.
Charette bashke me H. F. Smith kane perdorur te dhenat satelitore per te percaktuar masen ujore, duke dale ne perfundimin se Toka mban 1.332 miliarde km/kub uje. Kjo vlere eshte 0.3 % me e ulet se ajo e 30 viteve me pare, ose krahasuar me terren, 5 here me pak se sasia e ujit qe mban Gjiri i Meksikes.
Kjo nuk ka ndodhur sepse oqeanet kane humbur uje por sepse me llogaritjet e tanishme futen ne studim edhe vargmalet nenujore dhe formacionet e tjera gjeologjike te matura me saktesisht nga satelitet.
Top Channel