Turneu “Petro Ruci” fitohet nga Himara

24/05/2010 23:45

Skuadra e futbollit Himare ka fituar trofeun “Petro Ruci”, miniturneu i pare i organizuar nga Bashkia Himare, per nder te ish-futbollistit te skuadres se “Flamurtarit” dhe perfaqesueses shqiptare, i cili nderroi jete pothuajse nje vit me pare.

Ne ndeshjet e zhvilluara me kete rast ne stadiumin e qytetit te Himares, moren pjese ekipet e Butrintit, Flamurtarit dhe Himares.

Ne ceremonine e zhvilluar ne stadiumin e Himares, ku moren pjese figura te shquara te futbollit shqiptar dhe vlonjat, skuadra vendase fitoi te dyja ndeshjet duke u bere dhe kampionia e pare e ketij aktiviteti.

Familjare te ish-futbollistit, mes te cileve bashkeshortja, vellai, falenderuan te pranishmit per kete vleresim, Bashkine e Himares, klubin sportiv, “Himara” per kete veprimtari.

Kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano, theksoi se, bashkia ka akorduar per Petro Rucin, titullin “Qytetar Nderi”.

Ish futbollisti Petro Ruci, nderroi jete ne 1 korrik te vitit te kaluar ne nje spital te Athines, ne moshen 52 vjeçare, pas nje semundjeje te rende ne koke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA