Pas celularit, kompjuteri renditet sipas disa studimeve, ne vendin e dyte ne listen e pajisjeve te domosdoshme per njeriun e koheve moderne. Kete nevoje per te komunikuar apo per te marre informacion ne kohe reale e ndeshim cdo dite ne rruget e lokalet e Tiranes.
Boreta eshte nje prej atyre njerezve qe nuk bejne dot pa laptopin. Ajo sapo eshte larguar nga auditori i Fakultetit te Ekonomise ku studion per informatik-ekonomike. Si cdo dite ndalesa e fundit para kthimit ne shtepi eshte nje takim i shkurter me miken e saj.
“Laptopin kam nje vit qe e marre kudo qe kur kam nisur shkollen pasi studioj per informatike”, thote Boreta.
Ne pritje per te pire nje kafe, 19 vjecarja shfrytezon kohen per nje detyre kursi fale kesaj pajisjeje portative dhe per kete asaj i sherben interneti me vale, pranine e te cilave kompjuteri i saj eshte ne gjendje ta gjeje pothuajse kudo neper lokalet dhe mjediset publike te qendres se Tiranes.
“Kam shume detyra per te bere dhe shfrytezoj internetin”, shprehet Boreta.
Per te mbajtja gjithnje me vete i laptopit edhe pse peshon 2.5 kilograme eshte shume i domosdoshem.
Por çfare eshte lidhja me internet wireless, mbishkrim qe e hasim ne xhamat e lokaleve. Julian Fejzaj pedagog ne Departamentin e Informatikes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres na tregon per te.
“Kryesisht teknologjia wireless perdor ajrin per te transmetuar valet. Ka dy spektra per kete teknologjie”, thote Juliani.
Si cdo teknologji edhe kjo e fundit qe u lancua per here te pare ne vitin 1997 ka te mirat dhe keqiat e saj.
“E mira eshte se nuk perdoren kabujt, nje tjeter avantazh eshte se te gjitha pajiset qe po krijohen kane te integruar teknologjine wireless”, shpjegon Jualini.
“E keqja eshte se per nje breze te gjere vale informacioni mund te kapet nga persona te ndryshem. Siguria sot fokusohet ne kriptimin e informacionit”, thote Juliani.
Por shpikesit e teknologjise wireless kane menduar edhe per kete te mete. Pas versionit B dhe G ne treg eshte hedhur versioni N qe ofron me shume informacion nga interneti ne nje kohe me shpejte.
“Ka dy lloje antenash indore dhe outdore dhe ne varesi te lloje te ndryshme transmetohet vala”, thote Juliani.
Por pavaresisht perhapjes se shpejte te kesaj teknologjie qe eleminon menyrat e zakonshme te lidhjes mes dy pajisejve, a do te mundet interneti i perhapur me vale qe te zevendesoje perfundimisht sherbimin klasik me kabllo dhe tela?
“Jo, ne pjesen me te madhe te rasteve, sepse transmetimi wireless sasine e informacionit qe transmetohet e ka te kufizuar dhe per kete kabulli do te jete gjithnje i pranishem”, thote Juliani.
Top Channel