Maradona: Milito? Si gjithe sulmuesit e tjere

24/05/2010 11:10

Pavaresisht se Diego Milito ka shenuar ne te treja finalet sezonale te Interit duke i dhuruar triplete skuadres zikalter, trajneri i kombetares, Diego Armando Maradona e ul me kembe ne toke.

Tekniku bardhekalter shprehet se nuk ka te favorizuar ne skuadren e tij sepse te gjithe mund te konsiderohen rezerva dhe te gjithe titullare. “Milito eshte super por i tille eshte edhe Higuain, Tevez e Aguero”, thekson ish Topi i Arte.

Maradona eshte nje nga ata trajnere te cilin shtypi e masakron, por kjo pak rendesi ka per te, sepse skuadren e shikon si nje te tere. “Nuk jam i cuditur nga sezoni i Militos, por te njejten gje kane bere edhe Tevez, Higuain e Aguero. Do luaje ai qe do jete me mire fizikisht”, shton Maradona.

Ne ndeshjet miqesore Maradona duket se do eksperimentoje Messi-n pas kraheve te dyshes Tevez-Higuain. “Nese topi do kaloje nga kembet e Leos, do kemi me pak probleme. Argjentina ka Messi-n e Barcelones”, shprehet tekniku.

Top Channel