Kategoria I, ngjiten Terbuni e Tomori

24/05/2010 11:25

Terbuni dhe Tomori do te luajne sezonin e ardhshem ne Kategorine I, eshte ky verdikti i dy ndeshjeve “play-out” te luajtura dje ne kryeqytet, te vlefshme per Kategorine e Pare.

Dy skuadra, qe e mbyllen sezonin ne vendet e fundit te Kategorise I, Skrapari dhe Memaliaj, kishin shansin e fundit per te mos zbritur ne Kategorine e Dyte. Duke luajtur edhe nga nje ndeshje shtese me skuadrat qe u renditen te dytat, ne dy grupet e Kategorise se Dyte ne sezonin qe sapo u mbyll.

Me qartesisht; Skrapari-Terbuni dhe Memaliaj-Tomori. Sfida qe kane mbaruar tashme, te dyja me te njejtin rezultat, 1-0 ne favor te pukjaneve dhe beratasve. Ne kete menyre, ne kategorine e pare, per sezonin qe vjen, kemi dy skuadra qe vijne nga nje kategori me e ulet, Tomori dhe Terbuni, ndersa zbresin me poshte Skrapari dhe Memaliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA