Josip Kuzhe ne prag te ndeshjes me Malin e Zi qe do te zhvillohet me 25 maj eshte shprehur i kenaqur me gjendjen e skuadres dhe me menyren se si po pergatitet ky ekip per eliminatoret e radhes te europianit.
Trajneri kroat ka deklaruar se ka shume mundesi qe perfaqesuesja jone te luaje ne kete ndeshje me dy sulmues pasi forma e lojtareve tane te reaprtit te avancuar eshte e mire, si e Bogdanit ashtu edhe e Salihit.
Nderkohe mungesa e Lales ne mesfushe mund te sjelle pak probleme, por gjithesesi Cana, i cili mund ta zevendesoje, do te vazhdoje te luaje ne qender te mbrojtjes ashtu si ka bere deri tani. Nderkohe sa i perket kundershtarit, Kuzhe cileson Vucinic, sulmuesin e Romes si me te rrezikshmin, te cilin mendon ta mbuloje me 2 lojtare dhe ne teresi Kuzhe beson se do te fuse ne fushen e lojes nje ekip kompakt qe do te le pak hapesira per kundershtaret.
Sipas trajnerit te kombetares sone, ky do te jete nje test i forte per kuqezinjte pasi Mali i Zi eshte nje skuader e nje niveli te mire dhe mbi te gjtiha ka karaktertistika te ngjashme me Rumanine.
Top Channel