Kryeprokurorja Ina Rama do te perballet te marten me rezoluten qe mazhoranca ka pergatitur mbi punen e institucionit qe ajo drejton per vitin 2009.
Burimet bejne te ditur se rezoluta, e cila eshte edhe “nota” qe mazhoranca parlamentare i vendos institucionit te Prokurorise se Pergjithshme per punen e bere, eshte gati dhe do te paraqitet ne Kuvend pasneser per t’iu komunikuar Ina Rames. Kjo rezolute vjen pas dy vitesh, per shkak se vitin e kaluar mazhoranca e shmangu hartimin e saj. Burimet bejne te ditur se ne kete dokument te vleresimit qe jep Parlamenti per organin e akuzes nuk do te mungojne edhe kritikat ndaj menyres se si ky institucion ka punuar gjate vitit 2009.
Ne kete rezolute, e cila pas diskutimit te marten ne komision pritet te votohet diten e enjte ne Kuvend, duket se do te pasqyrohen edhe problemet per inspektimet qe ky institucion ka pasur me Ministrine e Drejtesise, te pasqyruara edhe ne raportin vjetor qe Prokuroria e Pergjithshme paraqiti ne Kuvend. Sipas raportit qe Ina Rama dorezoi ne Kuvend, ne vitin 2009 Ministria e Drejtesise ka derguar ne Prokurorine e Pergjithshme raportin e kontrollit te realizuar ne prokurorine e kryeqytetit gjate vitit 2008.
Ne raport shpjegohet se inspektoret e Ministrise se Drejtesise kane kontrolluar ne kete prokurori 4982 fashikuj per vendimet e mosfillimit te hetimeve dhe pushimeve te procedimeve penale. Nga ky volum kontrolli, nga inspektoret e Ministrise se Drejtesise eshte kontestuar zgjidhja e dhene nga prokuroret ne 280 vendime mosfillimi dhe vendime pushimi te procedimeve penale. Por sipas prokurorise, pas ketyre kontestimeve inspektoret e Prokurorise se Pergjithshme kishin konstatuar se vetem 47 vendime duheshin shfuqizuar dhe jo 280 sa pretendonte Ministria e Drejtesise ne raportin e saj.
Keshtu, ne raportin e Ina Rames theksohet se ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, ka dorezuar prane anetareve te Komisionit te Ligjeve dy raportet e kontrollit, sipas versionit te tyre. Nje tjeter ceshtje, e cila pritet te pasqyrohet ne rezoluten e mazhorances, eshte edhe ajo e akuzave qe kryeinspektori i Inspektoratit te Larte te Deklarimit, Adriatik Llalla, ka bere ndaj Prokurorise se Pergjithshme, duke e akuzuar kete institucion se mban standarde te dyfishta ne trajtimin e kallezimeve penale te bera ndaj zyrtareve te niveleve te ndryshme, te cilet akuzohen per mosdeklarim apo fshehje te pasurise.
Ndersa nga ana e saj, Prokurorja e Pergjithshme ka theksuar se gjate 2009-s prokuroria ka hetuar 129 zyrtare shteterore te akuzuar per korrupsion. Por kjo eshte nje shifer, e cila pritet te kundershtohet nga ana e perfaqesuesve te mazhorances ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Nga ana tjeter, ne kete raport te dorezuar prej Prokurorise se Pergjithshme flitet edhe per ceshtjet e kriminalitetit, vjedhjen e pasurive dhe shume probleme te tjera qe lidhen me punen e ketij institucioni gjate vitit te kaluar.
Top Channel