Financa: Publikimi i interesit na demton

23/05/2010 08:05

Qeveria, ne bashkepunim me Kuvendin, kane ndryshuar ne menyre te fshehte dhe te shpejte normat e interesit te eurobondit 400 milione eurosh.

Ne pritje te emetimit, prej tri javesh nga miratimi i pare, Ministria e Financave nuk e ka gjetur kohen e duhur te tregtimit, ndersa ka ndryshuar termat. “Gjithcka u mbajt e fshehte per te ruajtur cmimin qe donim te shisnim eurobondin. Tani qe bankat do te mesojne interesin e ri, nuk ka me kuptim te negociohet.

Eshte sikur te dalesh ne treg per nje artikull qe mund ta gjesh per 70 leke dhe ne themi se mund ta blejme edhe per 100 leke, por me pare negociojme”, ishte reagimi qe nje zyrtar i Ministrise se Financave. Nderkaq, anetaret e Komisionit te Ekonomise jane vene ne pozite te veshtire, ku disa e mohojne te kene miratuar ne fshehtesi ligjin per borxhin, ndersa te tjere e pranojne.

Ne marreveshjen e pare me dy bankat emetuese, “JP Morgan” dhe “Deustche Bank”, qeveria ra dakord te merrte nje borxh me interes jo me te larte se 7.5 per qind, por jo detyrimisht ne kete mase, ndersa ne marreveshjen e dyte, e miratuar se fundmi, kufiri maksimal i interesit do te jete 8.5 per qind, pra me i larte se i pari. “Kemi zgjeruar raportin. Norma e interesit qe ne duam te shesim eurobondin nis nga 6.5 per qind, ne 8.5 per qind, pra duhet te qendrojme brenda ketij kufiri. Na duhet te negociojme, por gjithcka varet edhe nga sjellja e vendeve te tjera, te cilat kane stopuar tregtimin e bondeve”, thote zyrtari i ministrise.

Sakaq, vendet si Polonia apo Cekia jane terhequr nga plani i shitjes se eurobondit, duke iu shtuar shteteve te tjera qe jane ne dileme pas asaj qe ndodhi me Greqine, gje qe frikesoi institucionet financiare te kreditimit. “Jemi duke pritur kush e ben hapin e pare, pra cili vend do te guxoje te shese eurobonde per te mesuar reagimin. Te njejten skeme po ndjekin edhe vendet e tjera. Te gjithe presim njeri-tjetrin se kush do te marre borxh i pari dhe me cfare interesi”, sqaron eksperti i Financave.

Vonesa per marrjen e borxhit me vlere 400 milione euro po i shkakton nje kosto qeverise  shqiptare, e cila vijon te paguaje interesat e kredise  te marre vitin e kaluar nga bankat, rreth 250 milione euro, me interes rreth 12 per qind.

Ne kushtet ku eshte  sot arka e shtetit, nevoja per kreditim dhe aq me teper ne  valute, behet gjithnje e me e madhe. Gjate 4-mujorit te pare, ne buxhet mungonin rreth 80 milione dollare si rezultat i mosarketimit sipas planit te taksave. Nese vijohet me keto tregues, atehere Ministria e Financave eshte e detyruar te vere ne zbatim planin e reduktimit te buxhetit me 25 miliarde leke. Skenari u prezantua ne janar te ketij viti dhe parashikonte qe ne fillim nje shkurtim te shpenzimeve deri ne masen 40 miliarde leke, por Kryeministri pranoi nje reduktim me te bute.

Qeveria po tenton per here te trete te dale ne tregun financiar te borxheve, ku ne dy heret e para u terhoq, per shkak te kushteve jo te favorshme. Kesaj here u duk se gjithcka po shkonte sipas parashikimeve, e ndersa u firmos marreveshja me dy banka te fuqishme, ne Greqi ndodhi kolapsi financiar, duke frikesuar bankat.  

Ne marreveshjen e pare  me “JP Morgan” dhe “Deustche Bank” qeveria ra dakord te merrte nje borxh me interes jo me shume se 7.5%
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta