Duro: Shqiperia synon te beje hapin e madh

23/05/2010 13:35

“Shqiperia kerkon te beje hapin e madh”. Kjo eshte deklarata e mesfushorit Klodian Duro ne prag te miqesores me Malin e Zi.

Edhe pse jane nje skuader relativisht e re (Federata Malazeze eshte bere anetare e FIFA-s dhe UEFA-s ne vitin 2007), fqinjet tane veriore kane pozita me te mira se kuqezinjte ne renditjen boterore.

“Natyrisht qe ne synojme te bejme hopin cilesor, mbi te gjitha kur shikojme ekipe si Mali i Zi apo edhe Bosnje-Hercegovina qe regjistrojne rezultate te medha. Te gjithe ne ndiejme keqardhje qe nuk arrijme ta bejme dicka te tille”, deklaroi 32-vjecari.

 “Perballe Malit te Zi luajme nje ndeshje qe vlen per te ardhmen e Kombetares. Megjithate, ndryshimet behen zinxhir dhe ato fillojne nga rritja e cilesise se kampionatit. Mendoj se diferenca jone me perfaqesueset qe kane shfaqur rritje gjate ketyre viteve eshte pikerisht profesionalizmi: duhet te jemi profesioniste, ne menyre qe te mos mbetemi mbrapa”.

Sipas elbasanasit, gjithcka fillon nga klubet qe militojne ne eliten e futbollit shqiptar: “Ato duhet te ndryshojne menyren e menaxhimit, te privatizohen dhe te shnderrohen ne klube profesioniste. Per te realizuar keto ndryshime mund te sherbeje edhe eksperienca e lojtareve te Kombetares, te cilet jane aktivizuar jashte shtetit dhe me eksperiencen e tyre mund t’i ndihmojne klubet qe te riorganizohen”.

Duke u kthyer te miqesorja e 25 majit kunder Malit te Zi, Duro ka theksuar se Shqiperia pretendon rezultat pozitiv ne Podgorice. “Atmosfera ne Kombetare eshte shume pozitive dhe fryma e grupit permiresohet vazhdimisht. Ne vitet e fundit, por edhe me ardhjen e trajnerit Kuzhe, ambienti eshte mjaft i qete dhe ne lojtaret e kemi kenaqesi te qendrojme te grumbulluar. Natyrisht qe kjo ndihmon edhe lojtaret e rinj, te cilet e kane me te lehte te integrohen ne skuader dhe te shpalosin te gjithe kualitetin e tyre”, shtoi Duro. “Ne Podgorice synojme rezultat, pasi ne futboll te gjithe deshirojne te fitojne. Kjo ndikon edhe ne atmosferen brenda ekipit dhe rrit besimin per ndeshjet eliminatore. Shtatori nuk eshte shume larg dhe pervec krijimit te skuadres per Euro 2012, duhet te arrijme edhe rezultate”.

Ne perfundim, mesfushori ka folur per sezonin me Apollonin ne kampionatin qipriot. Ai e ka vleresuar me nota pozitive edicionin qe sapo u mbyll dhe hodhi poshte spekulimet se nuk do te jete me pjese e skuadres nga Limasoli. “Sezoni ishte mjaft pozitiv, sepse pas shume viteve ‘agjerim’, Apolloni fitoi Kupen e Qipros dhe u kualifikua per ne kupat e Europes. Per sa i takon aspektit personal, mund te them se nuk eshte e lehte te fitosh zemrat e tifozeve ne harkun e pak javeve. Gjithsesi, nuk do te largohem nga skuadra. Kam edhe nje vit kontrate me klubin dhe gjithcka eshte diskutuar jane vetem hamendesime te mediave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA