Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Diego Milito rikthen Interin pas 45 vjetesh ne majen me te larte te futbollit europian, pasi ka mundur ne finalen e Liges se Kampioneve 2-0 Bajern Mynihun.
Gjermanet e drejtuar nga Van Gaal kane dominuar pothuajse te gjithe lojen, por kampionet italiane ishin me te sakte ne finalizim e atyre pak aksioneve te krijuara ne porten e But. Heroi i ndeshjes ishte padyshim argjentinasi Diedo Milito, i cili shenoi 2 gola ne kete sfide, duke i dhene fitoren e shumedeshiruar dhe shumepritur Interit. Nje trofe te tille tifozet zikalter e kishin marre ne vitin 1965, atehere kur president i kesaj skuadre ishte Anxhelo Moratti, babai i presidentit aktual te Interit Massimo Morati. Pas kampionatit dhe kupes se Italise, Interi ben te tij edhe trofeun e trete sezonal, ate te Liges se Kampioneve, duke u futur ne historine e futbollit europian. eshte futur mes me te mireve edhe portugezi Hoze Mourinho, si trajneri qe fiton Ligen e Kampioneve me dy skuadra te ndryshme.
Top Channel