Figo: Me veshtiresi, por fiton Interi

22/05/2010 16:10

Per portugezin Luis Figo, qe ka lindur ne te njejtin vit kur Interi ka luajtur finalen e tij te fundit ne Champions, rezultati eshte i dukshem: “do te fitoje Interi, ndoshta me veshtiresi”.

“Do te luaje ne sulm, pasi nuk eshte e vertete qe eshte nje skuader qe luan ne mbrojtje. Dhe kete here ne Santiago Bernabeu, do te jene sulmuesit e te dyja skuadrave qe do te bejne diferencen. Figo eshte shume i kujdesshem kur pyetet per pasuesin e Mourinho.

“Ndodh qe futbollistet, drejtuesit dhe trajneret ikin. Nese eshte keshtu, do duhet te mbijetojme. Dhe nese humb me te mirin duhet patjeter te gjesh nje alternative. Vazhdohet perpara ne pune dhe ne jete”, eshte shprehur Figo.

Top Channel