Bajern-Inter, per te bere historine

22/05/2010 11:00

Bajern-Inter eshte finalja mes dy skuadrave dhe dy trajnereve, qe mund te hyjne ne historine e futbollit europian. Te dyja kane dominuar ne atdhe: Bajernii ka ngritur tashme “Meisterschale” (“pjaten e kampionit” te Gjermanise) dhe DFB-Pokal (Kupen e Gjermanise), Interi ka fituar titullin dhe Kupen e Italise.

Ai qe do te fitoje Champions League mes Bajernit dhe Interit do te hyje ne histori per sigurimin e “Tripletes”, qe konsiston ne fitimin e dy trofeve kryesore kombetare (kampionat e kupe) dhe Champions League ne te njejtin sezon. Nje sukses te tille e kane arritur ne gjithe historine vetem pese klube para bararezeve dhe zikalterve. E fundit ne rend kohor ishte Barcelona e Pep Guardioles vitin e kaluar.

Ne Itali, sikurse ne Gjermani, asnje klub nuk ia ka dale te fitoje ne te njejtin vit, kampionatin, Kupen Kombetare dhe Champions. Vetem Interi ne vitin 1965 ishte shume afer. Zikalterit humben finalen e Kupes se Italise ndaj Juventusit, pasi kishin fituar titullin dhe Kupen e Kampioneve.

Edhe Milani i Kapelos ne 1993-‘94 fitoi kampionatin dhe Kupen e Kampioneve, por ne Kupen e Italise nuk shkoi pertej çerekfinales. Juve e humbi ne 1972-‘73, kur u laureua kampione e Italise, por humbi finalen e Kupes se Italise dhe finalen e Kupes se Kampioneve. Qarku i mbyllur i klubeve qe kane realizuar “Triplete”, shikon per momentin vetem pese skuadra. I pari qe arriti tripleten ishte Selltik Glasgou ne vitin 1967. Ata fituan kampionatin dhe Kupen e Skocise ne atdhe, pastaj ne finalen e 27 majit munden me permbysje Interin e madh te Herreres.

Kaluan pese vite, me 31 maj 1972 eshte Ajaksi qe realizon “Tripleten Klasike”, kundershtari eshte serish Interi, i cili dorezohet para vrullit te Johan Krujf ne finalen e Roterdamit. Ishte Ajaksi i madh i “futbollit total” te Rinus Mishels, nga i cili Van Gaal ndihet pasardhesi natyral.

Kalojne 16 vite dhe serish nje trajner holandez me nje skuader holandeze siguron tripleten: PSV Eindhoven e Gus Hidinkut. Pas 11 vitesh distance, i takon perseri nje trajneri skocez: Ser Aleks Ferguson, i cili drejton Mançester Utd ne fitimin e Champions League ne finalen ndaj Bajernit. Vitin e kaluar, siç dihet, ishte Barcelona e Pep Guardioles. Blaugranet dominuan ne vitin 2009, duke fituar edhe Superkupen e Europes dhe Kupen Interkontinentale. Tani Bajerni ose Interi jane gati te hyjne ne histori. E pabesueshme, por e vertete, nje sukses, te cilin nuk e kane arritur kurre klubet me me shume Championse te fituara: Real Madrid (9), Milan (7) dhe Liverpul (5). Vetem 7 skuadra kane mundur te fitojne ne te njejtin vit Kampionatin Kombetar, Champions dhe Kupen Interkontinentale. I pari qe realizoi kete ishte Interi i Herreres ne 1965. Ne 1972 ishte radha e Ajaksit te famshem. Pas nje hapesire prej 20 vitesh, ne 1991 i takon Yllit te Kuq te Beogradit.

Ajaks per here te dyte ne 1995, pikerisht me Luis Van Galin ne drejtim, pastaj ne 1999 eshte radha e Mançester Utd te Ser Aleks Ferguson. Kete sukses e arrin edhe Bajerni ne 2001, pastaj i takon Portos ne 2004, kampione e Europes me Zhoze Murinjon dhe kampione e botes me Viktor Fernandez. Bis i Mançester Utd ne 2008 dhe per here te pare, Barcelona vitin e kaluar.

Top Channel