Inter ka zhvilluar stërvitjen e fundit me trajnerin Mourinho nën sytë e presidentit Massimo Moratti.
Ky i fundit i ka rrahur shpatullat dhe i ka dhënë dorën në fund të seancës, por nuk pranoi të deklaronte lamtumirën e portugezit. “Nuk ishte një lamtumirë. Ai përherë përgjigjet me të njejtin profesionalizëm dhe jam i sigurt se të shtunën do bëjë gjithcka mirë. Nuk besoj se ka firmosur me Realin”, shprehet pronari zikaltër.
Moratti është i lumtur që ka prerë biletën për në finalen e Madridit, një moment që e ëndërron prej 45 vjetësh. “Mbi të gjitha ndjesia më e madhe është lumturia. Jo ekzaltim i tepruar por lumturi që marrim pjesë në finalen e këtij vendi të mrekullueshëm”, shton bosi italian i naftës.
Atij nuk i pëlqen ta quajnë optimist, por thjesht “besues tek ky grup” dhe nëse duhet të zgjedhë një emer, ai përmend Javier Zanetti. “E meriton të jetë protagonisti i finales për rritjen konstante dhe profesizmin”, shton Moratti.
Top Channel