“Mankthi” Ovrebo largohet nga arbitrimi ndërkombëtar

21/05/2010 16:05

Tom Henning Ovrebo ose më saktë “arbitri i gafave të mëdha” në ndeshjet, Bayern-Fiorentina, Chelsea-Barcellona dhe Itali-Rumani, var këpucët në “gozhde”.

44 vjecari nga Norvegjia ka vendosur të largohet nga bota e futbollit ndërkombëtar për të drejtuar ndeshje vetëm në kampionatin e vendit të tij.

“Ishte një periudhë e mrekullueshme me eksperienca të paharrueshme”, tha arbitri që me siguri do mbahet mend shumë gjatë. Nëse nuk jeni të sigurt për këtë, pyesni Drogba e Lampard të cilëve u mohoi finalen e Champions League për shkak se u mohoi 3 penallti.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai i dha një penallti pothuajse inekzistente Rumanisë në ndeshjen kundër Italisë për Euro 2008, ndërsa episodi tjetër është ai i ndeshjes Bayern-Fiorentina, ku Ovrebo e cilësoi si të rregullt golin e Kloses edhe pse sulmuesi ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje.

Top Channel