Spanja, Del Bosque prezanton emrat përfundimtarë

20/05/2010 17:10

Kombëtarja kampione Europe ka publikuar listën e 23 të përzgjedhurve për të tentuar edhe trofeun prestigjoz të Kupës së Botës.

“Kryqëzata” iberike e trajnerit Vicente Del Bosque ka marrë formë të plotë dhe tashmë puna do përqëndrohet në fazën përgatitore. Asnjë problem për dy të demtuarit Fabregas e Fernando Torres, ndërsa tre  risitë janë, Victor Valdes, Javi Martinez e Pedro.

Lista e plotë vijon si më poshtë;

Portierë: Casillas (Real Madrid), Reina (Liverpool), Victor Valdes (Barcellona)

Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid), Arbeloa (Real Madrid), Albiol (Real Madrid), Pique (Barcellona), Puyol (Barcellona), Marchena (Valencia), Capdevila (Villarreal)

Mesfushorë: Busquets (Barcellona), Xabi Alonso (Real Madrid), Xavi (Barcellona), Iniesta (Barcellona), Fabregas (Arsenal), Navas (Sevilla), Silva (Valencia), Mata (Valencia), Javi Martinez (Athletic Bilbao)

Sulmues: Fernando Torres (Liverpool), Villa (Barcellona), Llorente (Athletic Bilbao), Pedro (Barcellona)

Top Channel