Robben: Mou kërkon fitoren, jo lojën e bukur

20/05/2010 17:25

Protagonisti i vërtëte i Bayern-it të këtij sezoni që e ringriti sërish skuadrën gjermane në majat e futbollit europian, Arjen Robben, nuk mund të heshtë para finales së madhe të Madridit.

“Holandezi fluturues” i transferuar nga Madridi këtë verë, komenton trajnerin kundërshtar të së shtunës, Jose Mourinho. “Ai dëshiron vetëm të fitojë dhe loja e bukur nuk i intereson. Ndërsa trajneri jonë do të arrijë tek fitorja nëpërmjet lojës së bukur. Mua më pëlqen të dëfrehem ndërsa luaj”, shprehet sulmuesi.

Në vijim, ai nuk i heq asnjë meritë ish trajnerit të tij në periudhën kur të dy ishin pjesë e Chelsea. “Kam punuar tre vjet me të në Londër. Ka një personalitet të fortë dhe është një trajner i një skuadre të madhe që ka cilësi. Ka punuar me lojtarë të mëdhenj dhe përherë ka gjetur mënyrën e duhur për t’i bërë të luajnë në harmoni. Ishte përherë i sigurt në atë që thoshte dhe kishte respekt për cdo lojtar”, përfundon Robben në një intervistë dhënë për BBC.  

Top Channel