Mourinho mendon për Realin e së ardhmes

20/05/2010 15:40

Në prag të finales së madhe të Madridit, në kampin e Interit flitet më shumë për përiudhën post-Mourinho se sa për trofeun që skuadra nuk e ka fituar prej rreth 4 dekadash.

Sipas gazetës “AS”, portugezi do marrë me vete tek Real Madrid dyshen Maicon-Milito. Gjithashtu ai planifikon të blejë nga Lazio bullgarin Kolarov, të cilin e ka kërkuar edhe për Interin.

Nga ana tjetër Massimo Moratti nuk mund të jetë i kënaqur nga “tërmeti” që mund të trondisë skuadrën pas epokës Mourinho. Sipas zërave, ai është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me portugezin, duke i dhënë firmën për t’u larguar menjëherë, por pa marrë me vete xhevahirët e skuadrës.    

Top Channel