Formacionet Zyrtare/ Neuer rikthehet në portën e “Panzerave”, kërkohet fitorja kundër debutuesve. Si rreshtohen skuadrat në Gjermani-Kurasao
Blerja e sulmuesit David Villa dukej se do t’i hapte rrugën shitjes së Zlatan Ibrahimovic por presidenti Laporta ka vendosur të presë edhe një vit për të marrë frytet e bomberit që u ble 60 milionë euro.
Presidenti katalanas shprehet se Ibra nuk do dalë në shitje gjatë merkatos së verës. “Ibrahimovic nuk është në shitje pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe stafi teknik ka besim tek ai”, thekson Laporta.
Në vijim të intervistës, shefi i shoqërisë katalanase mbron edhe investimin 40 milionë euro për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin David Villa. Ai thotë se vitin e shkuar Valencia kërkoi 8 milionë më shumë.
Top Channel