Kombetarja nis pergatitjen per miqesoret

20/05/2010 23:10

Kombetarja shqiptare, nen drejtimin e trajnerit kroat Josif Kuzhe ka startuar pergatitjet per dy miqesoret, ate perballe Malit te Zi dhe Andores.

Pjesa me e madhe e lojtareve kane qene te pranishem ne seancen e pare stervitore te zhvilluar ne Durres, pervec Bogdanit, Ujkanit dhe Currit.

Sulmuesi shtatlarte i kombetares shqiptare ka njoftuar se do te jete pjese e grupit diten e premte. Problemet me pasaporten kane shtyre ardhjen e portierit Samir Ujkani ne kohe, ndersa Debatik Curri pas pak ditesh do te kete ceremonine martesore.

Ne listen e publikuar nga trajneri Kuzhe rane ne sy disa emra te rinj te cilet priten te provohen nga kroati ne keto  dy ndeshje miqesore. Nga 25 lojtare te grumbulluar, 9 jane futbolliste qe luajne ne kampionatin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA