Italia, Prandelli pranë kombëtares së “Kaltër”

20/05/2010 21:30

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli është shumë afër stolit të kombëtares italiane pas Botërorit 2010 kur Marcelo Lippi do largohet.

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, gjithcka ka përfunduar dhe Prandelli do ulet në pankinën e “Kaltër” për të drejtuar kombëtaren 4 herë kampione bote drejt Euro 2012.

Pas 5 vitesh tek Fiorentina, Prendelli do nisë një erë të re me Italinë pasi ka lënë një shije të mirë me skuadrën “Vjollcë”.

Pronari Dalla Valle i ka ndezur dritën jeshile transferimit të trajnerit, duke theksuar se ai mund të largohet nga Fiorentina nëse bëhet fjalë për kombëtaren e Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA