Eto’o, një finale larg historisë

20/05/2010 15:20

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o ka një mundësi të artë për t’u afruar me rekordin e legjendës Alfredo Di Stefano, pikërisht në stadiumin ku ky i fundit u bë i famshëm, “Santiago Bernabeu”.

Ai mund të bëhet i pari lojtar në historinë e futbollit që mund të fitojë tri trofetë e sezonit për dy vjet rresht. Por nga ana tjetër, ai mund të bëhet edhe lojtari i dytë që shënon në tre finale të Champions League.

Pasi ka shënuar në finalet kundër Arsenal dhe Manchester, Eto’o tashmë kërkon të fitojë kupën edhe me Interin. Nga ana tjetër, Di Stefano nuk mund të krahasohet me asnjë, pasi ai ka shënuar në 5 finalet e luajtura, të cilat janë;  

55/56 Real M. – Stade de Reims 4-3 (1 gol)
56/57 Real M. – Fiorentina 2-0 (1 gol)
57/58 Real M. – Milan 3-2 (1 gol)
58/59 Real M. – Stade de Reims 2-0 (1 gol)
59/60 Real M. – Eintracht F. 7-3 (3 gola)

Top Channel