Papadopulu: “Emri”, shpresojme brenda qershorit

19/05/2010 16:55

Ambasadorja greke ne Maqedoni, Aleksandra Papadopulu ka deklaruar se shpreson qe deri ne qershor do te arrihet zgjidhja per ceshtjen e emrit.

“Te gjithe ne po punojme me shpresen se do te kete progres dhe se zgjidhja do te arrihet”, ka pohuar diplomatja greke gjate nje fjalimi ne universitetin FON.

E pyetur nese Greqia do te zbatoje angazhimet e shprehura nga kryeministri Papandreu per zgjidhjen e kontestit, Papadopulu ka theksuar se leshimet e bera nga Athina per kete ceshtje kane qene te shumta.

“Leshimi me i madh eshte ndryshimi nga pozicioni fillestar grek. Kjo eshte nje deshmi konkrete qe ne deshirojme nje zgjidhje”, ka shtuar ambasadorja.

Top Channel