NBA, Boston drejt finales

19/05/2010 09:25

Mesa duket, Boston do të jetë skuadra finaliste e NBA-së për konferencën e Lindjes.

Në ndeshjen e dytë kundër Orlando Magic, skuadra bardhjeshile ka triumfuar 95-92 edhe pse lojtarët kanë qënë të lodhur për shkak të përballjes së vështirë me Cleveland Cavaliers.

Rajon Rondo magjik dhe Paul Pierce i pandalshëm nuk kanë njohur kundërshtarë në tapetin e lojës edhe pse Howard është rikthyer në nivelet më të larta.

Për vendasit e Orlandos shënuesi më i mirë ishte pikërisht Howard me 30 pikë, i ndjekur nga Carter e Redick me 16. Në anën tjetër, Pierce realizoi 28 pikëm Rondo 25 dhe Garnett 10.

Top Channel