Dinamo feston titullin e 18-te

19/05/2010 23:15

Dinamo eshte kampionia e Shqiperise, titulli i 18-te ky ne historine e klubit kryeqytetas.

Pas 6 humbjeve rradhazi, blute e drejtuar nga Shkelqim Muca, kane mundur 4-3 ne ndeshjen e fundit te ketij sezoni, Besen e vendit te dyte, qe e mbylli ndeshjen me 10 lojtare.

Edhe pse kane qene 2 here ne dizavantazh, kampionet e rinj kane arritur te permbysin rezultatin e ndeshjes, e cila i perngjante me shume nje sfide kontrolli.

Ky eshte trofeu i 3 per Besnik Sulaj, si president i Dinamos, nderkohe qe per trajnerin Shkelqim Muca ky eshte titulli i 4 kampion, 3 te tjeret Muca i ka fituar me skuadren e Tiranes.

Verdiktet e Superliges

198 ndeshje ne 33 jave, kane percaktuar dhe skuadrat qe do te perfaqesojne Shqiperine ne arenen nderkombetare dhe ekipet qe do te zbresin nje kategori me poshte sezonin e ardhshem.

Dinamo kampione do te luaj ne paraeleminatoret e Liges se Kampioneve, Besa, fituese e Kupes, Tirana dhe Laci ne Ligen Europa. Persa i perket skuadrave qe i dhane lamtumiren Superliges, jane Gramozi dhe Apolonia, dy ekipe qe e mbyllen sezonin ne vendet e fundit, nderkohe Skenderbeu dhe Kastrioti do te kete dhe nje tjeter shans per te qendruar ne superlige. Ata do te luajne ndeshjet play off me Kamzen dhe me Lushnjen, dy ekipet qe kane zene vendin e 3 dhe te 4 ne Kategoine e Pare.

Top Channel