Berlusconi: Për një yll do shpenzoja shumë

19/05/2010 08:45

Gjatë një mbremjeje me sponsorat e Milanit, pronari i skuadrës, Silvio Berlusconi ka bërë një deklaratë “bombë” e cila nuk dëgjohet prej kohësh nga goja e tij.

“Në një periudhë të tillë krize nuk do lejoj blerje të kushtueshme por duke ditur se jam i dashuruar me Milanin nuk do tërhiqesha në blerjen e një kampioni të madh që mund të bëjë ndryshimin si psh Cristiano Ronaldo”, shprehet Berlusconi.

Në vijim, ai pranon se ka pasur disa fërkime me trajnerin e sapolarguar, Leonardo. “Ai është kokëfortë. Nuk ndoqi këshillat e mija por është një djalë shumë i mirë që ë ka Milanin në zemër”, shton pronari zikaltër.

Në fund të fjalës Berlusconi theksoi se Milani përfaqëson imazhin e Italisë në botë pasi është skuadra që ka fituar më shumë në nivelin ndërkombëtar.

Top Channel