Ujkani, në 11-shin ideal te LegaPro

18/05/2010 11:30

Samir Ujkani, portieri i Kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të LegaPro (Seria C1) në kampionatin italian.

“Gardiani” kuqezi ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur të Novarës dhe një protagonist absolut në ngjitjen e skuadrës piemonteze në Serinë B.

“Superportieri i Novarës është shfaqur i pakalueshëm, ka zhvilluar gjithmonë paraqitje të nivelit të lartë dhe besueshmëri. Ujkani ishte një garanci e jashtëzakonshme mes shtyllave”, theksohej në vlerësimin për 21-vjeçarin. Së fundmi, Ujkani është thirrur sërish në Kombëtare, për ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajmë me Malin e Zi më 25 maj dhe Andorrën më 2 qershor. Ai është rikuperuar plotësisht pas operacionit në menisk dhe është i gatshëm që të luftojë për një vend në përfaqësuesen kuqezi.

Top Channel