NBA, Bryant i papërmbajtshëm, Lakers drejt finales

18/05/2010 17:55

Spektakël në finalen e Konferencës së Perëndimit në NBA ku Kobe Bryant ka realizuar plot 40 pikë në fitoren e Lakers kundër Phoenix Suns.

Pavarësisht problemeve në gju, superylli kalifornian ka shpërthyer në takimin e parë përballë skuadrës nga Arizona, të fituar me rezultatin 128-107. Bashkë me Bryant ka shkëlqyer edhe spanjolli Pau Gasol me 21 pikë, i ndjekur nga Odom 19, Artest 14 e Farmar 10.

Nga ana tjetër, Phoenix nuk është treguar në lartësinë e duhur, pavarësisht se Stoudemire realizoi 23 pikë. Në formë të dobët është shfaqur edhe Steve Nash që shënoi vetëm 13 pikë, ndërsa Richardson shënoi 15 të tilla. 

Top Channel