Maqedoni, Renova e Tetovës fiton kampionatin
18/05/2010 20:15
Ekipi shqiptar i futbollit Renova, fiton Kampionatin në Maqedoni, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që merr këtë trofe.
Në vitin 2005 ishte skuadra Bashkimi e Kumanovës që arriti të marrë trofeun e Kupës së Maqedonisë. Renova e kryesoi kampionatin qe nga fillimi i edicionit fitoi me 55 pike, 5 më shumë se ekipi i vendit të dytë.
Ky titull i mundëson Renovës pjesëmarrjen në fazën eleminatore të Champions League. Kampionati maqedonas ka 2 skuadra shqiptare nga 12 që janë në total.
Top Channel