Inter, Benitez do zëvendësojë Jose Mourinho

18/05/2010 15:10

Do të jetë Rafel Benitez ai që do zëvendësojë Jose Mourinho-n në pankinën zikaltër nëse portugezi do të largohet drejt Madridit.

Javët e shkuara Benitez ishte shumë pranë Juventusit, por bardhezinjtë vendosën për ish teknikun e Sampdorias, Del Neri. Benitez ka në palmaresin e tij 2 tituj kampion në Spanjë me Valencian, një Kupë Uefa, një Champions, një FA Cup dhe një Superkupë Europiane.

Gjithësesi, më parë duhet pritur rezultati i finales së Madridit sepse “Special One” ka deklaruar se do marrë një vendim pas ndeshjes finale të Champions League.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA