Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ai i Greqisë Jorgo Papandreu u takuan dje në Madrid, ku diskutuan për cështjen e emrit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave takimi ka qenë mjaft i ngrohtë dhe dy kryeministrat janë shprehur për një zgjidhje sa më të shpejtë të kontekstit.

Sipas burimeve, dy krerët e qeverive kane diskutuar edhe cështje të tjera, si kriza ekonomike, si dhe janë shprehur në favor të intensifikimit të takimeve të drejtpërdrejta.

Papandreu rikonfirmoi gjithashtu qëndrimin e vendit të tij për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA