“Emri”, ende asnjë datë për takimin e ri

18/05/2010 12:25

Ende nuk është caktuar një datë për takimin e ri të ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic dhe negociatorëve grekë e maqedonas për cështjen e emrit.

Zyra e shtypit pranë Pallatit të Qelqtë ka bërë të ditur se ndërmjetësi është në kontakt të vazhdueshëm me Shkupin dhe Athinën zyrtare, por ende nuk ka caktuar një datë për takim.

Reagimi i OKB-së erdhi pas publikimit të disa lajmeve në mediat ballkanase, se brenda qershorit Nimic do të dalë me një propozim të ri për zgjidhjen e kontekstit të emrit.

Top Channel