
Në një kohë kur shumë shqiptarë largohen përtej kufijve të vendit, deficitin e plotëson një tjetër popullatë, ajo e të huajve.
82 është numri më i fundit i shtetasive më të rinj të Republikës së Shqipërisë që nga korriku i 2009-ës. Ata janë të ardhur nga vende të ndryshme të kontinentit plak si, Turqia, Italia, Sllovakia, Austria por edhe nga lindja e largët si Kina.
Nje nga keta te huaj qe kane zgjedhur per shtepi te dyte Shqiperine eshte italiania Flavia Loi. Ajo eshte nena e dy femijeve dhe prej nje viti eshte shtetase shqiptare me te drejta te plota.
“Unë jetoj këtu prej 5 vjetësh. Jam martuar me shqiptar dhe kam vendosur të jetoj këtu. E para ishte dëshira ime, por ishte edhe e detyrueshme sepse pas 3 muaj qëndrimi duhej të bëja leje qëndrimi ose të merrja pasaportë. Rri në shtëpi me prindërit e burrit ku kam mësuar edhe gjuhën shqipe”, shprehet ajo.
Kur vendosi te ndertoje jeten ne shtetin fqinj, 32 vjecares nuk i erdhi aspak keq se do te linte vendlindjen per nje Shqiperi me ekonomi shume me te dobet nga origjina e saj. “Më erdhi keq më shumë për familjen por janë avionet, tragetet, telefoni, interneti. I kam prapa derës”, pohon Flavia.
Ne pese vitet e kaluara ne nje nga lagjet e Tiranes, emocioni me i madh per Flavian, kuptohet pas ardhjes ne jete te dy femijeve, eshte dasma tradicionale shqiptare. Me nje shqipe te calet te mesuar kryesisht nga televizori, zonja me kombesi italiane eshte e bindur se mes popujve nuk ekzistojne kufijte.
E rendesishme eshte te ndjehesh e realizuar ne profesion dhe familje pavaresisht vendit ku jeton. Flavia Loi eshte vetem nje nga shtetaset e huaja qe i pelqen te jetoje ne Shqiperine tone. Ne krahasim me ata qe marrin shtetësi shqiptare, ata që e lënë atë janë më shumë se dyfishi. Në 11 muajt e fundit 82 te huaj kane marre nenshtetesine shqiptare ndersa 278 shqiptarë e kanë lënë atë. Bilanci është vërtet negativ, por ekzistenca e atyre që preferojnë pasaportën kuqezi, është gjithsesi, një ngushëllim.
Top Channel