Varret, serbët kërkojnë gërmime në Kosovë
17/05/2010 16:25
Shoqata e familjeve të serbëve të zhdukur në Kosovë ka paralajmëruar se do të pengojë zhvarrimin e kufomave në varrin masiv pranë Rashkës, nëse nuk nisin gërmimet për varret masive me qytetarë serbë në Kosovë.
Koordinatori i kësaj shoqate, Milorad Trifunov ka deklaruar se familjet e serbëve të zhdukur kanë 4 vjet që presin që të nisë zhvarrimi në disa zona të Kosovës ku dyshohet se ka varre masive.
Sipas tij, deri më sot numërohen rreth 1709 persona, serbë dhe popullësi jo shqiptare, të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në fund të viteve ’90.
Top Channel