Barcelona nuk e ka mbajtur me iluzione Realin e Madridit duke fituar bindshem ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Valladollid 4-0, cka ka bërë që katalanasit të shpallen kampionë të Spanjës për të dytin vit rresht.
Skuadra e Pep Guardiolës ka shënuar nga dy gola në cdo pjesë, ku protagonist ka qënë sërish Messi me një dopietë. 99 Pikët janë një rekord më vete për skuadrën “blaugrana” që ka arritur të fitojë titullin e 20-të në histori.
Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Malagas, duke mbyllur sezonin pa asnjë trofe edhe pse është shoqëria që ka shpenzuar 250 milionë euro në muajt e verës, duke kryer blerje spektakolare dhe shumë të kushtueshme.
Nga ana tjetër, Messi me 34 golat në kampionat ka fituar Këpucën e Artë, duke marrë nje tjetër trofe personal që mund ta ndihmojë që të shpallet për të dytin vit rresht, lojtari më i mirë në planet.
Top Channel