Pak vetë kanë dëgjuar të flitet për fshatin Sinë të Dibrës, vendi ku në majin e 605 viteve më parë ka lindur heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Fshati thuajse i panjohur gjëmon në çdo cep të tij nga legjendat e kastriotëve, zotërve të shumë tokave në këto anë. Por përkundër historive të mbartura brez pas brezi së bashku me krenarinë e banorëve të zonës, nga Skënderbeu në Sinë ka mbetur vetëm një kthinë e harruar.
Shume zona ne Shqiperi kane pretenduar origjinen e tij, por studimet e hollësishme te mbeshtetura me se shumti ne memoranden e Gjon Muzakes, bashkohes i Skenderbeut dhe kusheri i pare i se shoqes Donikes, mbeshteten nje teze te vetme ate te origjines dibrane te heroit kombetar. Dikur quhej Sinje dhe se bashku me fshatin tjeter, Gardhi i Poshtem zoteroheshin nga Pal Kastrioti, gjyshi i Skenderbeut. Heroi kombetar ka lindur dhe ka kaluar vitet e para te femijerise se tij pikerisht ketu ne kete fshat rreth 40 minuta nga qyteti i Peshkopise.
Pas pranimit te tezes mbi origjinen dhe vendlindjen e tij, ne vitin 1985 rregjimi i kohes ngriti nje muze pikerisht ne Sine. Deri ne fillim vitet 1990 per te kujdesej kundrejt pageses nga shteti nje prej banoreve te fshatit, por kjo nuk zgjati shume. Pas shkarkimit te tij diku nga 1992 muzeu nisi tatepjeten dhe gjithcka filloi te shkaterrohej duke e katandisur ne kete gjendje qe eshte sot.
Banoret e fshatit te thone me mburrje se jane pasardhes te kastrioteve apo te luftetareve besnike qe qendronin krah tij. Por vrrulli u pritet shpejt sapo i pyet per muzeun e heroit.
“Me fondet tona s’mund ta rregullojme se me deshire kemi qejf ta bejme edhe me te mire sesa te Krujes se eshte vendlindja, po shteti s’ka vene dore”, thotë një banor.
Eshte e veshtire, thuajse e pamundur te gjesh qofte edhe nje send qe ti kete shpetuar kohes apo dores shkatërrimtare te njeriut. Sipas banoreve, tashme prej disa vitesh ketu nuk vjen me askush, pervec nje vizitori te pazakonte qe duket ketu vetem ne pranvere.
“Le te vijne ta rregullojne, ta bejne, te vijne te shohin dhe turiste te huaj e vendas, se ku ka qene vendlindja e Skenderbeut, po ketu s’kane cfare te shohin”, thotë banori.
Pak dite me pare u mbushen plot 605 vjet qe prej lindjes se Skenderbeut e ne fshat nuk munguan te vinin per nje ceremoni te vogel edhe shtetaret lokale, te cilet sipas banoreve perveç fjaleve te rastit nuk thane asgje me shume. Ashtu sic erdhen edhe iken mesaduket pa ju vrare aspak syte nga gjendja e muzeut ketu ne shtepine e heroit te madh.
“Tek ky muze duhet te vere dore dikush dhe te rindertohet, te kete lezet si muze, po ky eshte bere si shpelle pellumbash, une aty ku mbaj delet eshte me mire sesa muzeu”, thotë banori.
Jehona e deshirave te paskrupullta politike e mediatike te qarqeve te caktuara qe synojne ta kthejne Skenderbeun njehere ne serbo-sllav, njehere ne grek e nje here ne turk, ka mberritur edhe ketu ne Sinen e vogel.
“Po flasin vende te tjera qe duan ta marrin Skenderbeun dhe ne duhet te jemi krenare dhe eshte nje gje teper e çmuar, teper e nderuar per brezin tone dhe per brezat e ardhshem”, shpreson banori.
Dhjetra historiane, publiciste e shkrimtare te huaj e shqiptare kane shkruar per Skenderbeun duke e kthyer figuren e tij ne nje mit qe kalon kufijte e Shqiperise, jehone qe sigurisht me pak kujdes do mund te kthente ne nje destinacion historik me vlera te rralla edhe fshatin e tij te lindjes ku kaloi thuajse 9 vite te femijerise e ku vazhduan te jetonin kastriotet. Pikerisht ne keto vise u kthye Skenderbeu pasi u largua nga ushtria osmane. Qe ketu se bashku me kaloresit e tij u nis drejt Krujes ku ngriti flamurin me shkaben dykrenare. Nga Sina sot e harruar nisen 25 vitet ndoshta me te lavdishme te kombit shqiptar.
“Ta ndertojme njehere, ta mbajme, ta ruajme dhe ta kemi te perhershem se ai eshte nje hero qe Shqiperia po se po, por e gjithe bota e kujton ate, ai eshte hero i te gjitheve”, thotë banori.
“Deshira jone per fshatin Sine, do te ishte qe muzeumi te rikonstruktohej te vihej nje person ndoshta me page minimale per ta mirembajtur, te rregullohej rruga, atehere do krijohej mundesia qe edhe turistet te vijne, njerezit te vijne lirisht”, shton ai.
E megjithate u bene tashme 20 vjet qe muzeu eshte ne meshire te fatit, çelesi i te cilit kalon dore pas dore e banoret te tregojne se ka ndodhur qe ndonje vizitor i papritur te detyrohet te kaloje edhe nga njera prej dritareve per te gjetur me pas brenda asgjene shkatërrimtare.
“Ai ka qene nje burre shteti, me nje fjale Skenderbe s’ka me, nje Skenderbe ka qene”, thotë banori.
Nje Skenderbe ka qene dhe do te mbetet ne historine e popullit shqiptar, pavaresisht neglizhences dhe harreses se politikes qe shkel mbi historine, mbi simbolet, mbi vlerat, mbi Sinen fshatin e vogel dibran. E kjo ndodh sepse shumica e prijesve te sotem pretendojne mes imagjinates ekstreme e perdhosjes se kultures se nje kombi se edhe ata mund te behen Skenderbej, Ismail Qemalë, burra shteti. Nje deshire qe sigurisht do te mbetet thjesht fantazia ekstreme e nje tufe njerezish qe deri tani ne drejtim te shtetit shqiptar kane koleksionuar vetem deshtime.
Top Channel