Sejdiu: Nuk negocojmë më për statusin
17/05/2010 14:40
Presidenti Fatmir Sejdiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që bisedimet me Serbinë të zhvillohen gjatë këtij viti.
Në një deklaratë për gazetën gjermane ‘Tages-Shpigel’, cituar nga RTK-ja, Sejdiu ka përsëritur se Prishtina nuk do të negociojë për statusin e Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë theksuar se është e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi të ulen në bisedime për cështje teknike.
Top Channel