Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara debaton sot ne New York raportin tremujor te Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki-moon mbi zhvillimet ne Kosove,duke perseritur thirrjen drejtuar Prishtines dhe Beogradit qe te bisedojne per çeshtje praktike, dhe kerkon nga autoritetet kosovare te jene te kujdesshme ne zbatimin e strategjise per integrimin e veriut.
Ne kete seance Kosoven e perfaqeson ministri i Jashtem, Skender Hyseni, ndersa raportin e Sekretarit Ban e paraqet perfaqesuesi i tij special ne Kosove, Lamberto Zannier, derisa Beogradi perfaqesohet nga ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic.
Ne tremujorin per te cilin flet raporti i Ban Ki-moon, Zyra Civile Nderkombetare dhe qeveria e Kosoves kane hartuar nje strategji me te cilen synohet shuarja e strukturave paralele serbe ne veri dhe vendosja e autoritetit te Prishtines atje.
Top Channel