Nadal mund Federer në finalen e Madridit

17/05/2010 10:00

Rafael Nadal ka fituar në shtëpinë e tij në Madrid duke mundur në finale kundërshtarin kryesor, Roger Federer.

Tenisti spanjoll, numri 2 në renditjen botërore, triumfoi në dy sete 6-4 7-6 në 2 orë e 11 minuta loje.

Ky është titulli i tretë i fituar në fushën me dhe gjatë vitit 2010 për Nadal, i cili ka triumfuar edhe në Romë e Montecarlo. Cmimi i “Madrid Open” që do shkojë në llogari të tenistit është 2.8 milionë euro.

Top Channel