Epidemia e Ballshit, Ministria: Të gjenden përgjegjësit
17/05/2010 11:20
Drejtori i Politikave për Ujësjellësin në Ministrinë e Punëve Publike, Taulant Zenelaj deklaron se pushteti vendor duhet të gjejë përgjegjësit për epideminë e përhapur në Ballsh për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.
Zenelaj theksoi se pushteti vendor duhet të gjejë përgjegjësit.
“Ka kallëzime penale në prokurori për ndërhyrjet e paligjshme, por nuk ka gjykime për ta”, theksoi Zenelaj.
Top Channel