Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e Qendrës së Përbashkët të Kontrollit të Hapësirës Detare, pranë Komandës së Flotës në Durrës.
Ngritja e kësaj qendre ishte një nga kërkesat kryesore për liberalizimin e vizave, pasi ajo u mundëson disa institucioneve që të kontrollojnë në të njëjtën kohë hapësirën detare shqiptare, një kusht ky për luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve.
Kryeministri Berisha tha se, megjithë plotësimin e sistemit të radarëve të detit, qeveria do të mbajë sërish në fuqi moratoriumin për skafet, duke i konsideruar ata industri kriminale të mafias.
Megjithëse qeveria ka cuar në Parlament një projektligj që lehtëson lëvizjen në det të mjeteve motorike për qëllime turistike, kryeministri garantoi se qeveria nuk do të zbusë qëndrimin ndaj mjeteve që përdoren për cdo lloj trafiku nëpërmjet detit.
Zoti Berisha siguroi strukturat ushtarake dhe policore se qeveria do të bëjë cdo gjë për konsolidimin dhe zbatimin e ligjit.
Ai u shpreh se cdo përpjekje për të imponuar me cilindo mjet apo forcë dhunimin e shtetit ligjor do të marrë përgjigjen ligjore.
Top Channel