Red Bull dominon Montekarlon

16/05/2010 16:15

Pilotët dhe skuadra e Red Bull kanë zhvilluar një garë përfekte  në Çmimin e Madh të Montekarlos duke e mbyllur përkatësisht në vendin e parë me Veber dhe të dytin me Vetel. Vendi i lënë bosh në podium i takoi Robert Kubikas me Renault.

Ndërkohë vendi katërt shkoi për pilotin brazilian të Ferrarit Felipe Masa dhe i pesti për Hamilton me Meklaren. Mikael Shumaker ka zhvilluar një garë të mirë duke zënë vendin e gjashtë në klasifikim si dhe duke lënë pas tij ferraristin, Fernando Alonso.

Pas kësaj gare rënditja e përgjithëshme për skuderi kryesohet nga Red Bull me 156 pikë e ndjekur nga Ferrari me 134 dhe Meklaren Mercedes me 129, ndërsa për pilotë kryesimi i takon Mark Veber me 78 pikë. Po më kaq pikë ndodhet piloti tjetër i Red Bull, Sebastian Vetel, ndërkohë që vendi tretë mbahet nga Alonso me 73 pikë. I rikthyeri Shumaker ndodhet vetëm në vendin e 9-të me 30 pikë.

Formula 1 rikthehet pas 2 javësh me Çmimin e Madh të Turqisë.

Top Channel